Bordi

Bordi i Drejtorëve përbëhet nga:

 Rupert Strobl - Kryetar i Këshillit të Administrimit, Anëtar jo Ekzekutiv

  • Arton Lena – Anëtar i Këshillit të Administrimit, Antar Ekzekutiv
  • Arjola Shegani - Anëtare e Këshillit të Administrimit, Anëtar Ekzekutiv/ Administratore
  • Ardian Kelmendi - Anëtar i Këshillit të Administrimit, Anëtar jo Ekzekutiv
  • Isida Mansaku – Anëtare e  Këshillit të Administrimit, Anëtar jo Ekzekutiv

 

 

Rupert Strobl - Kryetar i Bordit të Drejtorëve dhe Kryetar i Bordit të Investimeve

Lindur në datë  30.08.1954 në Graz të Austrisë, Magjistër i  studimeve Sociale dhe Ekonomike në Universitetin e Graz-it. Karrierën e tij të punës e filloi si ekonomist në Dhomën për  Punësim në Grac, që  ku nisi dhe më pas të punojë në kompaninë e sigurimeve WinerStädtische AG.

Që nga 1986  është i punësuar në  WVP VersicherungsvermittlungGmbghGraz dhe nga viti 1989 deri më sot kryen funksionin si drejtor i përgjithshëm i të gjithë  Grupit, WVP VersicherungsvermittlungGmbhGraz.

Mag. Strobl  ka më shumë se 25 vjet përvojë për investime në bursat botërore. Ai është përgjegjës për politikën e investimit të  fondit privat të investimeve  WVP InvestVermögensverwaltungGmbh&Co.  KEG qe nga viti 1996. Me sukses menaxhon kapitalin prej mbi 50 milionë euro dhe ka arritur një fitim mesatar vjetore neto prej 7.5% për investitorët e tyre. Ky sukses është si rezultat i  strategjisë konservatore i investimit,  blerja e "LargeCaps " – kompani të mëdha dhe të besueshme me një çmim atraktiv ku dhe gjatë kohës së recesionit ekonomik bëjnë fitime të mira dhe paguajnë dividentë për investitorët.

Përvojën e tij të gjatë dhe të suksesshme në investime në tituj në bursat ndërkombëtare do të shfrytëzojmë  për fondin WVP Top Invest, ku është edhe kryetar i Komitetit të Investimit  të WVP Fund Management Tirana sh.a.

 

 

Arton Lena - Drejtor Ekzekutiv

 I lindur në datë 27.09.1984, me diplomë universitare Master në Biznes Ndërkombëtar në Universitetin e Vjenës në Austri. Ka marrë pjesë në  trajnime të shumta dhe seminare të specializuara nga investitorë dhe ligjërues të njohur në fushën e financave, sigurimeve, investimeve dhe retorikës në Austri, Angli, Gjermani, SHBA dhe Kroaci.

Arton Lena posedon Diplomë për këshilltar financiar dhe Broker nga Akademia e Bursës në Vjenë, Liçencë për tregtim në sistemin elektronik të Bursave Europiane - XETRA,  Liçencë për agjentë sigurimesh dhe Këshilltar Financiar në Vjenë, Austri; Ekspert i Liçencuar për Bashkimin Evropian (CIFE) Nica, Francë, dhe Liçencë për broker në Republikën e Maqedonisë.

Arton Lena ka më shumë se 10 vjet përvojë punë në fushën e manaxhimit të portofolit, investimeve, shitjes të produkteve financiare dhe siguracioneve.

Nga viti 2003 deri më 2006 ka punuar në WVP VersischerungsvermittlungGmbHGraz Austri si asistent i drejtorit të shitjes  ku ka organizuar trajnime dhe seminare, ka qenë i ngarkuar me monitorimin e rregulloreve të legjislacionit dhe ka përgatitur buxhetet vjetore.

 

Në vitin 2006 ka qenë i punësuar në AFB AG, AllgemeineFinanzierungsberatung, Wien, në  pozicionin  këshilltar Financiar dhe Agjent për ndërmjetësim në sigurime, ku bashkëpunonte me mbi 30 institucione financiare dhe ishte përgjegjës për administrimin e portofoleve individuale.

Nga viti 2008 është një ndërthemeluesit të shtëpisë brokere për tituj Eurohaus AD Shkup, anëtare në Bursën e Maqedonisë, ku deri në vitin 2010 ishte Menaxher perfaqësues për rajonin Gjermanofolës.

Nga viti 2010 deri në vitin 2011 ai ka punuar në Hedge fondin kanadez, ku fitoi njohuri profesionale nga fusha e  investimeve dhe analiza teknike e titujve në bursat botërore.

Nga viti 2014 është themelues i WVP Fund Managment AD Shkup dhe në funksionin e ChiefInvestmentMenager -  përgjegjës për administrimin e 3 fondeve investuese.

Përvojën e tij në  investime dhe analizë teknike do ta shfrytëzojë për fondin WVP Top Invest, ku është edhe anëtar i Komitetit të Investimeve të WVP Fund Menagemet Tirana sh.a.

 

 Arjola Shegani  - Anëtare e Këshillit të Administrimit, Anëtar Ekzekutiv/Zv. Administrator

E lindur më datë, 30.10.1983, ka mbaruar studimet pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, dega Administrim Biznesi, profili Manaxhim.

Qershor 2021 ka kryer specializimin pranë Universitetit të Gjenevës mbi Menaxhimin e Investimeve (distance e-learning).

 

Nga Shkurti i vitit 2018 e në vijim, punon pranë shoqërisë WVP Fund Management Tirana sh.a. Janar 2021 e në vazhdim mban pozicionin Drejtor i Përgjithshëm.

 

Ardian Kelmendi - Anëtar i Këshillit të Administrimit, Anëtar jo Ekzekutiv

 I lindur në datë 23.03.1972, me diplomë universitare në Universitetin e Gracit, Austri “Karl-Franzens”, Instituti për përkthime.

Ka kryer specializimin në Industrinë e Sigurimeve pranë Universitetit të Gracit, “Karl-Franzens”, Austri.

Duke filluar nga viti 2003 deri më sot  punon si menaxher i Rajonit për Shqipërinë dhe Kosovën pranë WVP- Versicherungs- Vermittlungs- GmbH në Grac;

Nga viti 2009 e në vazhdim është administrator i WVP Tirana sha, Broker në Sigurime.

   

Isida Mansaku - Anëtare e Këshillit të Administrimit, Anëtar jo Ekzekutiv

E lindur më datë, 24.07.1981, ka përfunduar studimet Bachelor në Administrim Biznesi, profili “Menaxhim Ndërkombëtar” pranë Universitetit të Vjenës, Austri si dhe studimet Master i Shkencave në Administrim Biznesi, profili “ Financë Bankë” pranë Institutit Kanadez të Technologjisë,Tiranë(Shqipëri).

Më pas ka vazhduar më zgjerimin e njohurive dhe me aftësimin në fusha specifike duke marrë pjesë në konferenca, seminare, trajnime e shumë veprimtari të tjera  kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ka një përvojë pune në menaxhim (dhe jo vetëm) si përgjatë viteve të studimit (7 vite pune në Austri) ashtu edhe pas përfundimit të tyre. Në Shqipëri ka një eksperiencë gjashtë vjecare (2009-2015) pranë ALBtelecom, së fundmi në rolin e Seniour Ekpert pranë Sektorit të “Strategjisë dhe Buxhetit” si dhe dy vite pune (2015-2017) pranë ADISA, si Përgjegjëse Sektori e “Performancës dhe Opininonit të Qytetarëve”.

Aktualisht mban pozicionin e Lektores me kohë të plotë si dhe të Koordinatores  së programit të studimit Bachelor në “Financë-Kontabilitet” pranë Institutit Kanadez të Teknologjisë nga Tetor 2016. Gjithashtu, Isida është angazhuar në projekte të  ndryshme të organizatës “People in Focus”    cilësinë e  Ekspertit të Jashtëm duke filluar nga Korrik 2017 e në vazhdim.