Pyetje dhe Përgjigje - Pandemia Koronavirus dhe Investimet e mija?!

Përveç që paraqet një kërcënim për shëndetin e njeriut, pandemia koronavirus gjithashtu ka një ndikim të rëndësishëm në ekonominë botërore, duke e bërë të logjikshme për investitorët të kenë një numër pyetjesh në lidhje me investimet, sidomos për investitorët e WVP Top Invest – fondit të vetëm në Shqipëri që investon në aksione të kompanive multinacionale.  Me këtë shkresë duam t'u përgjigjemi disa prej pyetjeve që mund t'ju shqetësojnë.

 

Kur mund të pres një kthim të investimit në nivelin që ishte para koronavirus dhe cili do të jetë ndikimi i koronavirusit në parat e mia të investuara në planin afatgjatë?

 

Për tu kthyer investimet në fondin WVP TOP Invest në nivelin në të cilin kanë qenë para koronavirusit është e nevojshme të shfaqen shenja dhe shpresë për normalizimin e aktivitetit ekonomik, pra funksionimin e pandërprerë të kompanive dhe lëvizja e lirë e njerëzve. Shumë kompani tashmë janë duke gjetur mënyra për të funksionuar në realitetin e ri dhe ne presim që pasojat e vërteta të pandemisë të jenë më të vogla nga sa pritej fillimisht. Shenja të tilla tashmë kanë filluar të shfaqen në çmimet e aksioneve në bursat, të cilat shihet se në periudhën e fundit ka një rikuperim të caktuar të indekseve. Kjo nuk përjashton mundësinë e përkeqësimit të situatës dhe një rënie shtesë në tregjet e aksioneve. Por, ajo që duam ta keni parasysh është se parat tuaja investohen në ndërmarrje të mëdha globale që kanë historik të gjatë, u kanë mbijetuar shumë krizave dhe janë kompani që kanë shansin më të mirë për tejkalimin edhe të kësaj krize. Ne presim që kjo krizë të jetë kritike për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, shumë prej të cilave mund të pritet të falimentojnë, por nuk presim një rezultat të tillë për asnjë kompanitë që kemi investuar në WVP Top Invest.

Në planin afatgjatë, ne presim të gjejmë një kurë dhe një vaksinë kundër virusit, si dhe të fitojmë një imunitet kolektiv që do të kontribuojë në ri-funksionimin e botës siç funksiononte para kësaj pandemie.

Përgjatë historisë, njerëzimi është përballur me pandemitë shumë serioze, me shumë më shumë viktima dhe shumë më të infektuar se tani, në një kohë kur mjekësia ishte shumë më e pazhvilluar sesa tani, por prapëseprapë ato janë tejkaluar dhe entitetet ekonomike kanë vazhduar të funksionojnë normalisht. Ne besojmë fuqishëm se kjo do të ndodhë me këtë krizë, d.m.th besojmë se njerëzimi shumë më shpejt dhe në mënyrë më efikase do të jetë në gjendje ta kalojë edhe këtë sfide, gjë që do ti kthej kompanitë të vazhdojnë të kenë të ardhura dhe të realizojnë fitime për aksionarët e tyre.

Për më tepër, ne dëshirojmë të theksojmë se një pjesë e madhe e fondit aktualisht është investuar në kompani nga Konsumi Jo-Ciklik, pra kompanitë e përqendruara në prodhimin e ushqimit dhe pijeve, si dhe në ndërmarrjet në sektorin e shëndetësisë, të cilat nuk presim që të preken në mënyrë drastike nga pandemia aktuale.

Për momentin, ju rekomandojmë që të vazhdoni të investoni më shpesh, në mënyrë që të kapni mesataren e çmimit me të cilin blihen kuotat, që në fakt mund të shihet si një mundësi e shkëlqyer për të investuar në kompani me cilësi të lartë me çmime relativisht më të ulëta.

Në planin afatgjatë është e rëndësishme të mbani mend se krizat ne tregjet e bursave (tregjet e ariut) janë të dhimbshme por edhe të rralla dhe relativisht jetëshkurtra. Nga Lufta e Dytë Botërore e deri më tani, gjatë tregjeve të ariut në indeksin S&P 500, rënia maksimale ishte mesatarisht 34.5%, pas së cilës u deshën mesatarisht 39 muaj për të arritur një rekord të ri të lartë.

 

Kur parashikoni që tregjet e aksioneve të arrijnë fundin dhe sa mund të jetë çmimi minimal i kuotave në të ardhmen?

Fatkeqësisht, ne nuk besojmë se mund të gjeni një përgjigje të saktë për këtë pyetje, vazhdimisht vijnë informacione të reja që po lëvizin tregun e kapitalit dhe nuk është natyra jonë e investimit që të kapim çmimin më të ulët. Ne besojmë fuqimisht se tregjet afatgjata janë efektive dhe besojmë se të gjitha pritjet dhe informacionet janë ngulitur tashmë në çmimet e aksioneve.

Do të dëshironim gjithashtu të përmendim që bursat dhe çmimet e aksioneve lëvizin para se fillon cikli i ekonomisë, d.m.th në shumë raste bursat fillojnë të rikuperohen kur ekonomitë kanë arritur fundin e tyre. Me këtë njohuri në mendje, ju këshillojmë që të mos prisni fundin e bursës, por më shpesh të investoni rregullisht në portofol të diverzifikuar si dhe në lloje të ndryshme të instrumenteve.

 

A duhet të vazhdoj të investoj apo të pres që pandemia të përfundojë?

Ne besojmë fuqishëm se të presësh fundin e pandemisë nuk është një zgjidhje e mirë për të vazhduar investimet. Vini re se në atë moment të gjitha subjektet ekonomike do të jenë të vetëdijshëm për këtë dhe në përputhje me të pritja është që çmimet e aksioneve do të jenë tashmë më të larta se sa ato aktuale, gjë që do të humbasë mundësinë për të investuar në çmime më të ulëta.

Ne ju këshillojmë që të vazhdoni të investoni, madje edhe më shpesh se më parë, nëse është brenda mundësive tuaja, në mënyrë që të kapni mesataren e çmimit të kuotave, duke pasur parasysh që bursat janë aktualisht më volatile (lëvizje më të mëdha ditore) se zakonisht.

Nëse marrim parasysh periudhën nga 01.01.1998 deri më 31.12.2017 në indeksin S&P 500, mund të shohim që duke humbur 40 ditët më të mira, një investitor me mundësi të arrijë një kthim relativisht të kënaqshëm prej 7.2% mesatarisht në vit nëse ishte gjithë kohën i investuar, do të realizoj një humbje mesatare prej 2.8% në vit. Kthimet historike nuk janë garanci për kthimet e ardhshme, por shanset janë të larta që nëse prisni deri në fund të pandemisë, do të humbisni disa ditë në bursat që do të kishin zhvillime të rëndësishme pozitive.

Çfarë do të ndodhë me fondet e mia të investuara nëse LEK-u zhvlerësohet?

Së pari, ne dëshirojmë t'ju informojmë se edhepse investimi / transferta e parave në fondin WVP Top Invest bëhet ne LEK, asetet e juaj në Fond janë në aksionet e kompanive të cilat operojnë në vendet e zhvilluara në monedhat më të fuqishme të botës. Me 31.03.2020 fondi WVP Top Invest është investuar në asete të cilat tregtohen në këto monedha: 45,9 % EUR, 28.4 % USD, 10.7 % CHF, 9,2 % GBP, 5 % LEK.

Sidoqoftë, nëse bëjmë një analizë skenari të Fondit WVP Top Invest, duke supozuar se LEK-u do të zhvlerësohej 10% ndaj të gjitha monedhave të tjera në 31.03.2020, atëherë aktivet neto ose çmimi i kuotës të fondit do të rriteshin me 10.3%, kështu që mund të konkludojmë që investitorët mbrohen ndjeshëm nga zhvlerësimi i LEK-ut. 

I ftojmë të gjithë investitorët e rinj të interesuar, të cilët kanë mundësi dhe dëshirë të fillojnë të investojnë të na kontaktojnë në: contact@wvpfunds.al që të caktojmë një takim ONLINE me ekspertët tonë për një prezantim më të hollësishëm të fondit WVP Top Invest.

SHËNIM I RËNDËSISHËM / Disclaimer: Të gjitha informacionet dhe të dhënat në këtë artikull janë vetëm për qëllime informative. Idetë dhe strategjitë nuk duhet të përdoren kurrë pa vlerësuar së pari situatën tuaj personale dhe financiare, ose pa u konsultuar me një profesionist financiar. Kthimet historike nuk janë garanci për kthimet e ardhshme. Investimi në fond përmban risk dhe mund të mos jetë një investim i përshtatshëm për secilin investitorë.