Ankesat

UDHËZIM PËR DORËZIMIN E ANKESAVE

 

Shoqëria praktikon një politikë komunikimi të vazhdueshëm me investitorët dhe subjektet e interesuara për të përmirësuar shërbimet që ofron, si dhe për të rritur besimin tyre në veprimtari e saj.

Ankesat nënkuptojnë të gjitha deklaratat e pakënaqësisë për një procedurë, proces apo shërbim të caktuar, kundërshtime dhe vërejtje në lidhje me transparencën e të dhënave, të cilat i dorëzohen shoqërisë sipas formualarit tip të ankesave.

 

Dorëzimi i ankesave

Ankesat plotësohen sipas një formulari tip të miratuar nga shoqëria dhe mund të dorëzohen në tre mënyra:

·      

Personalisht në ambientet e shoqërisë;

·      

Me shkrim në adresën e shoqërisë;

·      

Postë elektronike.

 

Formulari i ankesës mund të tërhiqet në selinë e shoqërisë administruese ose në faqen e saj zyrtare të internetit.

 

Pranimii ankesave

Pas pranimit të ankesës, shoqëria informon me shkrim ankuesit mbi marrjen dhe trajtimin e ankesave, përfshirë edhe informimin e mëtejshëm mbi progresin e zgjidhjes se tyre, brenda afatit prej 2 (dy) ditësh pune nga data e marrjes.

 

Zgjidhja dhe përgjigja ndaj një ankese të paraqitur

Të gjitha ankesat do të shqyrtohen dhe do t’u jepet përgjigje brenda 20 ditëve punë pas pranimit të tyre.

 

Përgjigjet me shkrim për ankuesit përmbajnë arsye, shpjegime dhe informacione mbi të cilat mund të bazohet vendimi për zgjidhjene ankesës.

Dokumentat: