Për t'u bërë investitor në fondin WVP TOP INVEST duhet të :
1. Plotësoni Pyetësorin për investitorin.
2. Plotësoni Kërkesën për Blerjen e Kuotave në WVP Top Invest. Në varësi të vlerës dhe planit të investimeve që keni përcaktuar me ndihmën e agjentëve tanë të autorizuar, përcaktoni shumën e investimit, kohëzgjatjen dhe dinamikën e pagesës të investimit tuaj;
3. Pasi të dorëzohet dokumentacioni i plotë nga ju, ne ju dërgojmë udhëzime për pagesën e mjeteve monetare në fond. Pagesa e fondeve mund të bëhet vetëm nëpërmjet një banke;
4. Ditën e parë të punës pas marrjes së fondeve tuaja të investuara, WVP Fund Management Tirana ju dërgon një "Konfirmim për blerjen e kuotave" në adresën e e-mailit të deklaruar. Ky Konfirmim është dëshmi e zotërimit të kuotave tuaja në Fondin WVP Top Invest;
5. Në të njëjtën ditë ju merrni një "emër përdoruesi" dhe "fjalëkalimi" me udhëzime për aktivizimin e "Profilit Personal Të Investitorit". Një mundësi moderne dhe unike për investitorët e WVP Top Invest, për t'u mundësuar monitorimin mbi gjëndjen e kuotave në çdo kohë nëpërmjet internetit dhe të kenë njohuri për të gjitha transaksionet e bëra nga WVP Top Invest. Me këtë Web Application, ne duam të forcojmë edhe më tej misionin tonë - të jemi transparentë për investitorët tanë dhe t'u ofrojmë shërbime inovative për të arritur qëllimet e tyre financiare.
6. Për shitjen e një pjese ose të të gjitha kuotave nga fondi, ju duhet vetëm të dërgoni një Kërkesë për Shitje Kuotash , të cilën mund ta shkarkoni në faqen tonë të internetit ose mund t'ia kërkoni agjentin tuaj personal.