WVP TOP INVEST - fond i hapur investimi, organizohet si një fond investimi i hapur i cili  është një grumbullim i vecantë asetesh i paregjistruar si person juridik, mbajtësit e kuotave të së cilës kanë të drejtë për një pjesë proporcionale në fitimet e fondit dhe kanë të drejtë  në çdo kohë të kërkojnë shlyerjen e kuotove dhe daljen nga fondi.

Fondi u krijua në bazë të licencës  Nr. 4, datë 31.01.2018 të Shoqërisë administruese '' WVP FUND MANAGEMENT TIRANA'' sh.a - Për ushtrim veprimtarie në administrimin e aseteve të sipërmarrjes së investimeve kolektive , Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare  me vendim Nr. 14, datë 31.01.2018.                 .

Kujt i dedikohet WVP Top Invest?

Fondi ka për qëllim të gjithë ata investitorë që duan të marrin një kthim tërheqës nëpërmjet shfrytëzimit të rritjes të ekonomisë botërore, veçanërisht në ekonomitë më të zhvilluara në botë si SHBA, Gjermani dhe Zvicër. Investitorë në fond mund të jenë persona vendas dhe të huaj, juridikë dhe fizikë, motivi i të cilëve është rritja e kapitalit të tyre duke përdorur:

  • Zhvillimin e vazhdueshëm dhe inovacionin e korporatave botërore të mirënjohura të qujatura kompani  " Blue chips" dhe kompani "Dividend stocks" që paguajnë dividentë të lartë, të cilat dhe në periudha aktiviteti ekonomik të reduktuar arrijnë rezultate pozitive nga investimet.
  • Menaxhimi profesional i aseteve të fondit.
  • Aftësia për të zvogëluar rrezikun e tregut për blerjen e aksioneve (duke investuar në bursë) pa njohuri të përshtatshme.
  • Mundësia për t'u bërë aksionarë indirektë në kompani të huaja të njohura;
  • Kthim tërheqës  me rrezik të moderuar;
  •  Riinvestim automatik i fitimeve;
  • Kosto të reduktuara të menaxhimit të aseteve;
  • Diversifikim i portofolit sipas shteteve, monedhave dhe instrumenteve;
  • Aftësia për të monitoruar (përmes Aplikimit në Web) dhe disponueshmërinë e fondeve të investuara në çdo moment.

PO, unë dua të jem një investitor në WVP TOP INVEST!

Prisni, si do të investohet kapitali im?

Në procesin e menaxhimit të aseteve të kompanisë do të zbatohet  përvoja shumëvjaçare që ka WVP Group, sidomos politika e investimeve e fondeve   të mbyllura të investimit  në fondin WVP Invest Austri.

Qëllimi i investimit do të arrihet nëpërmjet menaxhimit profesional të aseteve të fondit, krijimit të një portofoli të letrave me vlerë në tregjet më të zhvilluara dhe të rregulluara në botë. Fokusi i politikës së investimeve të fondit do të jenë kompanitë e mëdha - "Large Caps", të cilët janë lider në industritë e tyre dhe kanë një  histori  zhvillimi të vazhdueshëm, rritje të pagesës së dividentëve përkundrejt investitorëve. Vëmendje të vecantë i kushtohet minimizimit të rreziqeve të pranishme në këtë lloj investimi.

Mjetet e fondit do të investohen në tituj të emetuesve, të cilët tregëtohen në bursat e rregulluara në këto vende:

a)SHTETET E BASHKIMIT EUROPIAN

b)SHBA – SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS

 c)ZVICRA dhe SHTETET TJERA që janë pjesë të INDEKSIT STOXX EUROPE 50

Më duket tërheqëse të investoj në WVP Top Invest - Unë dua të investoj!

Unë dua të lexoj Prospektin e WVP Top Invest.