Politikat e ekzekutimit më të mirë

 

WVP Fund Management Tirana administron fonde investimi, të cilat investojnë në aksione të kompanive më të mëdha në botë, të tregtuara në bursat/tregjet më aktive dhe të zhvilluara, me një likuiditet dhe volum të lartë tregtimi, të cilat paraqesin përparësi për ekzekutim të shpejtë, marrjen e çmimit real dhe më të mirë të tregut, me kosto më të ulët.

 

  • Tregjet të cilat shoqëria do të përdor për ekzekutimin e urdhrave, janë në parim tregjet aktive të paraqitur në Shtojcën 2 të Rregullores nr. 2, datë 27.01.2021 “Për funksionimin e sipërmarrjeve të investimeve kolektive të themeluara në Republikën e Shqipërisë nga shoqëritë administruese të fondeve dhe depozitarët”, por në shumicën e rasteve do të përdoren tregjet/bursat si më poshtë:

 

a)     Bursa e Frankfurtit

 

b)     Euronext

 

c)     Bursa e Vjenës

 

d)     BME – Bursa Spanjolle

 

e)     Bursa e Londrës

 

f)      NASDAQ

 

g)     Bursa e Nju Jorkut

 

h)     Bursa SIX – Zviceran

 

i)      Bursa e Italisë

 

  • Lista e faktorëve për të përzgjedhur tregun e ekzekutimit të renditura sipas rëndësisë relative të secilit faktor është:

 

  1. Listimi primarë i titujve të kompanisë në tregun me kosto më të ulët në monedhën vendase;
  2. Volumi i tregtimit të titujve;
  3. Kostot e transaksionit;
  4. Shpejtësia e ekzekutimit.

 

  • Lista e faktorëve për të përzgjedhur platformën/brokerin për ekzekutimin e urdhrave të renditura sipas rëndësisë relative të secilit faktor është:

 

  1. Cilësia e shlyerjes dhe gatishmëria e bashkëpunimit me bankën depozitarë dhe sub-depozitare;
  2. Procedurat dhe kërkesat për hapjen e llogarisë në emër të shoqërisë dhe fondeve që janë të regjistruara në Republikën e Shqipërisë;
  3. Kostot për transaksion dhe shlyerjes për urdhër;
  4. Shpejtësia e ekzekutimit.

 

 

 

  • Informacion rreth faktorëve të përdorur mbi zgjedhjen e tregut dhe platformës e ekzekutimit.

 

Duke pasur parasysh politikën investuese (investim në aksione të kompanive më të mëdha në botë) të fondeve që administrohen nga WVP Fund Management Tirana, shoqëria duhet të blej aksione në  kompanitë të cilat janë të tregtuara në bursat e tregjeve aktive.

 

Për këtë arsye, faktori kryesor për të përzgjedhur tregun është që të shikohet tregu aktiv me kosto më të ulët të transaksionit ku  është listuar kompania dhe, të jetë në monedhën vendase ku operon kompania.

 

Faktori i cilësisë së shlyerjes dhe gatishmëria e bashkëpunimit me bankën depozitarë  është me rëndësi në përzgjedhjen e brokerit për titujt, i cili vepron në kohën e duhur për shlyerjen e transaksioneve, bie në dakordësi dhe është në gatishmëri të bashkëpunojë me bankën depozitarë për të gjitha veprimet që të mos vonohet shlyerja në kohë e blerjes/shitjeve të titujve – aksioneve  të kompanive të tregtuara në bursat ndërkombëtare.

 

Faktori i dytë me rëndësi për të përzgjedhur platformën që do të përdoret për ekzekutim më të mirë, është ai i procedurave dhe kërkesave të platformës për të hapur llogari në emër të shoqërisë dhe fondeve që janë të regjistruar në Republikën. e Shqipërisë.  Fakti që Shqipëria ende konsiderohet në listën e shteteve me rrezik të mesëm, procedurat për hapjen dhe participim në këto tregje është me i komplikuar dhe shumë pak platforma/brokera ofrojnë këtë shërbim dhe, janë të gatshëm të bashkëpunojnë me procedurat standarde të shlyerjeve me bankën depozitare. WVP Fund Management Tirana mundësoi hapjen e  llogarisë  në platforma të cilat janë me kosto të ulët dhe garantojnë ekzekutim të shpejtë dhe çmimin më të mirë, por mbi të gjitha të shprehin gatishmërinë për të bashkëpunuar me bankën depozitare dhe në emër të fondeve të regjistruara në Republiken e Shqipërisë. Kjo përparësi për shoqërinë në Shqipëri qëndron në faktin se, është pjesë e një grupacioni të shoqërive që administrojnë rreth 100 milion euro në rajon dhe si i tillë merret në konsideratë.

 

Faktorë të tjerë si volumi i tregtimit të titujve, shpejtësia e ekzekutimit dhe kostot e transaksionit i bëjnë me pak relevant në këtë fazë, për shkak të madhësisë së vogël të fondeve që ka shoqëria, transaksioneve me vlera të vogla dhe mundëson që të arrihet rezultati më i mirë të mundshëm për fondet nën administrim.  

 

WVP Fund Management Tirana, do të ekzekutoj të gjitha urdhrat për llogaritë e fondeve të investimit që administron vetëm në platforma tregtimi dhe tregje të rregulluara që do të mundësojë ekzekutimin dhe çmimin më të mirë.  

 

Për nevojat e veta, një herë në vit analizon transaksionet për të parë nëse keto transaksione janë në përputhje me politikat e ekzekutimit më të mirë dhe, sa herë që ndodh një ndryshim thelbësor që ndikon në aftësinë e shoqërisë të marrë rezultatin më të mirë të mundshëm për sipërmarrjet nën administrimin e saj.