Shkëmbimi Automatik i Infomacionit të Llogarive Financiare

Shkëmbimi Automatik i Infomacionit të Llogarive Financiare

Të nderuar Klientë,

Në kuadër të zbatimit të ligjit Nr. 4/2020, datë 30.01.2020, për "Shkëmbimin Automatik të Informacionit të Llogarive Financiare", WVP Fund Management Tirana Sh.a  është e angazhuar në përmbushjen e dispozitave të përcaktuara nga ky ligj.

WVP Fund Management Tirana Sh.a., në kuadër të zbatimit të dispozitave të ligjit dhe akteve nënligjore të nxjerra në funksion të tij, ka detyrimin për të raportuar pranë administratës tatimore, të dhënat e rezidencës tatimore të llogarimbajtësve.

Për këtë arsye, jeni të lutur të njiheni me kërkesat e këtij ligji dhe të paraqiteni pranë zyrës së shoqërisë, për të plotësuar Formularin e Vetëdeklarimit me të dhënat tuaja personale tatimore, brenda datës 30.06.2020. Në pamundësi për t'u paraqitur pranë zyrës, ju mund t'i shkarkoni duke klikuar në link-un përkatës formularët, nënshkruani dhe më pas t'i dërgoni të skanuara në adresën elektronike të shoqërisë: contact@wvpfunds.al .

Përmbushja e kërkesave të ligjit nr 4/2020 për Shkëmbimin Automatik të Informacionit është detyrim ligjor për të gjithë klientët e fondit të administruar nga Shoqëria në Shqipëri. Mos raportimi apo raportimi i pasaktë konsiderohet shkelje administrative referuar detyrimeve të parashikuara në nenin 12 të Ligjit nr 4/2020.

 

 

Formularët e vetëdeklarimit

 

Vetëdeklarimi i Individëve

Vetëdeklarimi i Njësisë ekonomike

 

 

 

*Për më shumë informacion dhe nëse keni pyetje në lidhje me plotësimin e këtij formulari, me përcaktimin e rezidencës tatimore, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare të D.P.T.-së, në linkun vijues: https://www.tatime.gov.al/c/6/455/shkembimi-automatik-i-informacionit.

Ndërsa informacione në lidhje me Standardin e Përbashkët të Raportimit të OECD mund të gjenden në Portalin e Shkëmbimit Automatik të OECD-së: https://www.oecd.org/tax/automatic-exchange/about-automatic-exchange

Faleminderit pë mirëkuptimin!